Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, feston sot 88-vjetorin e lindjes. Kolosi i letërsisë shqiptare ka marrë urime të shumta, ndërsa po ashtu është kujtuar edhe nga politika shqiptare.
Kështu, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përmes rrjetit social Facebook, ka uruar 88 vjetorin e lindjes së Kadaresë.
“Jetë të gjatë dhe shëndet shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare!
Universi i tij i mrekullueshëm letrar i përcolli Shqipërinë perëndimit, nëpërmjet Ilirisë, legjendave ballkanike, Homerit në epopetë shqipe dhe Eskilit në dramat e kohëve moderne. Kadare është një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin”, ka shkruar Begaj në urimin e tij për Kadarenë.
Diskutime rreth kësaj post