Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bale kanë luajtur shumë pak bashkë që nga viti 2013.
Real Madrid po kalon momente të vështira dhe për këtë shpesh fajësohet presidenti për politikën e gabuar të ndërrimit të trajnerëve dhe lojtarët.
Ndër lojtarët më të atakauarit janë treshja Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bale. Por, duket se forma e tyre nuk ka qenë problem, sa ka qenë problem lëndimet e shpeshta të tyre.
Në një analizë të së përditshmes madrilene AS, del se, BBC që nga viti 2013 kur edhe janë bërë bashkë kanë luajtur vetëm 37 për qind të minutave që kanë pasur në dispozicion, apo pak më shumë se 1/3 e kohës.
Statistikat nuk janë më të mira as këtë edicion, ku nga 34 ndeshje, së bashku kanë luajtur në 13 ndeshje, apo vetëm 38 për qind të kohës.
Në anën tjetër, treshja e Barcelonës, MSS këtë edicion ka luajtur sa dyfishi i BBC dhe natyrisht qe edhe rezultati i skuadrës është më i mirë. /Express
Diskutime rreth kësaj post