Avokati Spartak Ngjela, ka folur si rrallë herë duke zbuluar pjesë nga rutina e tij e përditshmërisë, nga puna dhe deri tek jeta private, ku gjatë një bisede që ka zhvilluar me moderatoren e programit “Fit Station” Çenkuela Hasa, në zyrën e tij teksa ka komplimentuar disa prej gazetareve të njohura në media, ai nuk ka ngurruar t’i bëjë një ftesë të hapur asaj.
Avokati e ftoi Çenkuelën për të konsumuar ndonjë gotë dhe për të shkëmbyer ndonjë bisedë së bashku, madje i sugjeroi që të merrte dhe ndonjë shoqe nëse dëshironte.
Pjesë nga intervista:
Moderatorja: Folëm për mëngjeset tuaja, punën, por si janë mbrëmjet e avokatit, cilët janë njerëzit që të shoqërojnë?
Spartak Ngjela: “Po të jem i disponuar se puna dhe të lodh. Punoj këtu, bëj padi, bëj mbrojtje në gjyq, shkruaj dhe në shtëpi. Ajo më jep gjallëri në fakt nuk më shqetëson. Vijmë në momentin e darkës, jam me Sokratin. Sokrati ka thënë biseda pas darke, merr ti ndonjë ditë ndonjë shoqe, pimë dhe ndonjë gotë dhe bëjmë bisedë”.
Moderatorja: Biseda të çfarë natyre?
Spartak Ngjela: “Biseda pas darke quhet, drejtojeni ju bisedën por mos na fusni në kozmos, flasim për kozmosin”.
Diskutime rreth kësaj post