Deputetja Rudina Hajdari doli paraditen e sotme në një konferencë për shtyp ku ka shigjetuar kreun e PD, Lulzim Basha për përplasjet në grupin parlamentar të PD-së.
E pyetur nga gazetarët, ajo pranoi se vazhdon të takohet me disa ish deputetë të PD, përfshirë edhe ish kryeministrin Sali Berisha dhe flasin për ndryshimin e sistemit, që sipas saj Basha nuk e do pasi do të dobësonte rolin e tij.
“Takohem me shumë ish deputetë të PD, përfshirë edhe Berishën. Ne flasim për përpjekjet që po bëjmë, ka disa prej tyre që këtë beteje për ndryshimin e sistemit e duan edhe ata. Këtë urë komunikimi duhet ta vazhdojmë e të inkurajojmë që ata të bëhen pjesë e kësaj lëvizje për ndryshuar sistemin. Por, nuk mendoj se Basha e do këtë lëvizje që ka të bëjë me ndryshimin e sistemit, pasi se do të dobësonte rolin e tij”, tha Hajdari, e cila bashkë me dy deputetë të tjerë të opozitaës nuk pranuan në shkurt të këtij viti të djegin mandatet në bllok.
Diskutime rreth kësaj post