Qendrim Kryeziu është drejtori ekzekutiv dhe pronari i ISP Broadcast në Kosovë. Ai i ka befasuar të gjithë me gjestin e fundit që ka bërë për festën e Vitin e Ri. Qendrimi i ka dhuruar 11 punëtorëve të tij 1 milionë euro shpërblim.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar gjithçka, duke theksuar se këtë e ndjen dhe si një lloj obligimi pasi punëtorët kanë sakrifikuar gjithçka për këtë kompani.
Sakaq, Qendrimi ka treguar se punonjësve i ka vendosur dhe një limit, të cilin duhet ta arrijnë për 10 vite dhe do të marrin deri në 10 milionë euro.
“Ishte një fitore e jashtëzakonshme dhe duhet shpërblyer në fund të vitit. Pasi punëtorët i kanë qendruar pranë kompanisë prej 15 vitesh.
I kam shpërblyer atë mund që kanë bërë atë sakrificë, sepse ata kanë punuar në darkë Krishtlindjesh apo Bajram, për çdo festë kanë qene në detyrë. 70% e tyre ishte të kishin një vend për të ndërtuar shtëpinë dhe ne kemi trashëguar tokën nga gjyshi. Edhe ata kërkuan nga një ngastër tokë dhe i ndamë. Vetëm toka i kemi dhënë.
Mund të duket e çuditshme kjo, por nuk është rasti i parë që ndodh në Prishtinë. Unë kam plot shokë që kanë dhuruar.
Ata e kanë për detyrë që të arrijnë nga 5 deri në 10 vite të arrijnë një shifër të caktuar të klientëve që do të shtrijnë kabllorin. Kështu që ata do të marrin deri në 10 milionë”, u shpreh Qendrimi.
Diskutime rreth kësaj post