Në emisionin “Shqip” ishte i ftuar gazetari Mustafa Nano për të diskutuar lidhur me disa nga temat më aktuale në vendin tonë.
Ai bëri një portretizim të kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se nuk i preferon aspak konfliktet dhe u largohet atyre. Ai përmendi rastin e armëve kimike apo dhe shtrirjen e dorës drejt Lulzim Bashës.
“Kur vjen puna tek disa tipare që identifikojnë natyrën e gjithsecilit. Të majtët bëjnë diferencën. Edhe Rama që është lider autoritar e përfaqëson mirë natyrën urbane të PS. Nuk e ka qejf konfliktualitetin, kur ashpërsohet situata ai tërhiqet dhe nuk e çon në ekstrem. Rama nuk e çon vendin në luftë. Kur duhet të tërhiqet dikush, është tërhequr gjithmonë Rama. Rama e mori Bashën në pushtet, Rama u tërhoq në protestën e armëve kimike. Rama do bëjë gjithmonë tërheqjen në momentin e fundit”, u shpreh Nano.
Diskutime rreth kësaj post