Deputeti Myslim Murrizi ka treguar se çfarë do të bëjë pasi nuk mori mandatin në zgjedhjet e 25 prillit. Ai thotë se do të shohë 28 mijë votat e pavlefshme në Tiranë e Fier dhe do të shohë se në sa prej tyre qytetarët e kishin votuar atë.
Murrizi shton se do të denoncojë çdo dorë që ka ndërhyrë në këto vota, por gjithsesi i thotë se e ka pranuar rezultatin tashmë.
Deklarata e Murrizit:
‘’Myslim Murrizi nuk ka qenë në pushtet. As ministër, as zv/ministër, as në administratë. 4 vite punova në shtet. Do të shoh sa nga 28 mijë votat e pavlefshme të 2 qarqeve, Tiranë e Fier kanë kryq tek numri 3.
Unë e kam pranuar rezultatin. Do të denoncoj çdo dorë të ndyrë për ti marrë shkrimin e ekspertizën për kryqin e vendosur.
Ata publikisht kanë ca halle të përbashkëta në korrik, ardhja e Reeker dje, s’kishim as festë kombëtare, as samit, as stërvitje ushtarake.
Gjenden në këtë hall, Ramën e kapin për xhakete ata që duan të jenë ministra. Por nuk e dinë që ai mund të ketë në sirtar emrin zyrtar.
15 korrik është Kongresi amerikan, do të ketë një seancë për dekretin e Biden për korrupsionin në Ballkanin Perëndimor edhe Shqipëria brenda. Futja në listë e personave non-grata për korrupsion, pengesë të reformave, minim të demokracisë.
Unë jam politikan që nuk kreh bishtin kur shoh që ka defekte. Shqiptarët kanë përgjegjësi në zgjedhjet e tyre.
Nëse unë dhe ti vuajmë se mbajmë momentet e vështira të viteve ’90. Nesër është 2 korriku. Enver Hoxha erdhi në pushtet pasi vrau Koçi Xoxe. Qëndroi deri në ’85. Edhe këta aq kanë, 30 vite. Me pas babën tutor 30 vite do të përzësh babën nga shtëpia.
Janë të karrikuar, arrogance, mllefe, hajdutlliku. Do të ketë ish-ministra nga dy palët. Disa kanë mbyllur FB, kanë uruar vetëm Bajramin. Kush ka probleme me shtetin amerikan të ekstradohet në Amerikë. ‘’- tha Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post