Kryedemokrati Lulzim Basha ka premtuar para të rinjve në Korçë se paga minimale në vitin e parë të qeverisjes së tij do të jetë 300 euro në muaj.
“Do të ketë një pagë minimale në vend. Të jeni të sigurt që përllogaritjet tona janë të sakta. Ulja e taksave, përfitimi që biznesi do të marrë nga ulja e taksave do të harmonizohet me këtë pagë që e kam deklaruar që do të jetë në vitin tonë të parë të qeverisjes 300 euro.
Jo vetëm për të siguruar mbijetesën, por kjo është edhe një shtysë për konsumin.
Një paga minimale është 230 mijë lekë çfarë konsumi do të ketë, bukë dhe djathë dhe marmelatë. Pra ekonomia është një zinxhir ku hallkat të ndryshme tërheqin njëra tjetrën. Paga minimale prej 300 euro është edhe një nxitje për konsumin”, tha Lulzim Basha.
Diskutime rreth kësaj post