Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu prej disa kohësh është shkëputur nga politika, por gjithsesi në rrjetet sociale vijon të jetë aktiv.
“Në epokën e mashtrimit universal, të thuash të vërtetën është një akt Revolucionar!
Izolimi shqiptar, errëson shikimin dhe ngushton logjikën,” shkruan Spahiu.
Në reagimin e tij nuk kanë munguar edhe replikat.
Një nga ndjekësit e tij e fton që të organizojë revolucion popullor dhe të lërë analizat dhe komentet nga rrjetet sociale.
Spahiu i përgjigjet se do presë edhe gjashtë vjet Lulzim Bashën për ta rrëzuar kryeministrin Rama.
Komentet
Diskutime rreth kësaj post