Këngëtarja Tuna Sejdi ka ndërmarrë një iniciativë shumë humane. Ajo ka vendosur t’iu dalë në ndihmë fëmijëve me nevojë. Ajo përmes një postimi në InstaStory, ka zbuluar se do të jetë pjesë e organizatës zvicerrane “For children smile”, organizatë e cila u del në ndihmë fëmijëve me nevojë, fëmijëve të sëmurë, të prekur nga luftërat apo të goditur nga fatkeqësi natyrore.
Prive mëson se Tuna do të bëjë një udhëtim disa ditor në Siri, ku do të takojë fëmijët me nevojë në vendin e dërrmuar nga lufta.
“Gati për udhëtimin tonë”, shkroi artistja në InstaStory.
Diskutime rreth kësaj post