Analisti Baton Haxhiu tha se qëllimi i Sali Berishës nuk është beteja për të marrë PD, por beteja me Lulzim Bashën për të qenë faktor politik në PD.
Sipas Haxhiut, qëllimi i Berishës është që ta poshtërojë Bashën, duke e futur në sprovë, taktikë që siç tha, ish-kryeministri e ka ndjekur edhe në të shkuarën ndaj kundërshtarëve të tij politikë.
Deklarata e Haxhiut:
“Nuk besoj se Berisha e dëshiron PD, nuk besoj se ai do ta shkarkojë Bashën, pasi do kishte probleme me vendimet e tij në Kuvend, se ai është një Kuvend që nuk ka as temë. Ai do ndryshime të statutit, pasi nuk dëshiron të jetë në duart e Gaz Bardhit apo juristëve të PD. Ai do vetëm betejën me Bashën, që të jetë faktor politik dhe duke e harruar arsyen fillestare pse ka nisur Foltorja”, tha analisti.
Diskutime rreth kësaj post