Nuk është hera e parë që kantautori dhe moderatori i njohur shqiptar Ardit Gjebrea na tregon rreth dashurisë dhe afeksionit për vajzën e tij, Anna.
Gjatë ditës së sotme ai ka publikuar një foto në rrjete sociale, në të cilën ka treguar se vajza e tij e ka vizituar në zyrë gjatë ditës së sotme.
“Ja kush ma zbukuroi zyrën,” – ka shkruar Gjebrea krahas fotos. Gjithashtu ajo që bie në sy në këtë foto është, se Arditi dhe Anna janë kombinuar me njëri-tjetrin edhe në ngjyrën e veshjes.
Pak kohë më parë ata i dhuruan publikut një duet mjaft të ndjerë at e bijë, i cili tregoi se së shpejti Anna do të prekë skenën shqiptare me zërin e saj.
Diskutime rreth kësaj post