Këtë fundjavë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ardhur në Tiranë, pas vizitës në Kosovë ku performoi në “Sunny Hill Festival”.
Mëngjesin e kësaj të diele, Bebe po e kalon nën shoqërinë e deputetes Monika Kryemadhi, teksa ka postuar një foto në rrjetet sociale me këtë të fundit, duke pirë kafe së bashku. “Familje” shkruan Bebe krahas fotos.
Vlen të theksohet fakti se Monika Kryemadhi, gjatë një interviste televizive, ka treguar se mamaja e saj dhe babai i këngëtares janë kushërinj të parë, por janë një familje që kanë shumë marrëdhënie të afërta.
Bebe Rexha, është nga Dibra e Madhe njësoj si Monika Kryemadhi, por këngëtarja ka lindur në Brooklyn, në New York.
Ndërkohë, Bebe Rexha, ka publikuar në rrjetet sociale dhe pamje të tjera nga Tirana, ku në një prej tyre shkruan: “Shqipëria më duket mirë”.
Diskutime rreth kësaj post