Bebe Rexha është një nga këngëtaret me famë botërore që ka shprehur keqardhjen për pasojat e tërmetit shkatërrues që ndodhi në Shqipëri më 26 nëntor. Këngëtarja me origjinë shqiptare u shpreh se do të vinte vetë në Shqipëri për tu ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.
Ky premtim u mbajt pasi ditën e sotme Bebe erdhi në Shqipëri e nuk humbi aspak kohë por zgjodhi të shkojë direkt në fshatin Bubq për të parë nga afër gjendjen pas tërmetit.
Në një intervistë për mediat shqiptare, Bebe ka deklaruar se në venat e saj rrjedh gjak shqiptar dhe se nuk do të harrojë kurrë nga vjen, ndërsa ka theksuar se do të kontribuojë në ndërtimin e dy banesave të shkatërruara nga tërmeti për të cilat ka mbledhur 85 mijë dollarë.
“Nuk do harroj nga vij apo sa famë kam. Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar. Do ndërtoj dy shtëpi, jam këtu për të ndihmuar shqiptarët”, tha Bebe.
Këngëtarja do të qëndrojë në vendin tonë vetëm për 1 ditë, sa të sigurohet që paratë do të shkojnë në vendin e duhur.
Video:
Diskutime rreth kësaj post