Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, ka treguar me anë të disa postimeve se sot është një ditë e dhimbshme për të. Ajo ka publikuar disa video të vjetra, ku shfaqet babai i saj, i cili ka ndërruar jetë shumë vite më parë.
“Disa ditë janë më të vështira se të tjerat. Më ka marrë malli për babain tim. Gëzuar ditëlindjen në parajsë i shtrenjti baba”, shkruan Beatrixa e prekur.
“Dashuria jote do të jetojë në zemrat tona përgjithmonë. Të dua dhe më ka marrë malli engjëlli im”, shkruhet në videon tjetër.
Kujtojmë se këngëtarja e ka treguar shpesh lidhjen e fortë që ka patur me të atin dhe dhimbjen e madhe që i ka shkaktuar mungesa e tij.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post