Beatrix Ramosaj shijoi ditën e djeshme ditën e fundit si një 25-vjeçare pasi sot këngëtarja feston 26 vjetorin e lindjes. Dhe në lidhje me këtë ajo bëri një reflektim mbi jetën e saj duke thënë sesa e bekuar është që ndihet mirë shpirtërisht dhe mendërisht.
Beatrix u shpreh se koha po fluturon shumë shpejt dhe se gjatë këtij vit ka grumbulluar kujtime të jashtëzakonshme.
“Sot është data 8 qershor, që do të thotë se është dita ime e fundit e si një 25 vjeçare. Unë do mbush 26 vjeç dhe nesër hyj “në fund të ’20-tave”. Viti i fundit ka fluturuar. Kam grumbulluar disa kujtime absolutisht të jashtëzakonshme. Koha fluturon kaq shpejt! Thjesht kam reflektuar gjatë këtij viti të fundit me udhëtime dhe ndihem e bekuar për faktin se ku kam arritur mendërisht, shpirtërisht dhe emocionalisht në jetën time! Jam kaq mirënjohëse! Ju dërgoj shumë dashuri dhe pozitivitet në rrugën tuaj” – shkroi këngëtarja, e cila e shoqëroi postimin me foto me bikini.
Ndërsa sot Beatrix ka marrë urime të shumta nga njërëzit e saj të afërm edhe nga personazhe të njohur siç mund ti shihni më poshtë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post