Pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të Be-së , komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi anë të një statusi në twitter se është e nevojshme që të fillohen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Varhelyi tregon se sot ka patur një diskutim të mirë për Ballkanin Perëndimor, teksa është konfirmuar se perspektiva europiane e rajonit është e padiskutueshme.
Gjithashtu ai thekson edhe nevojën për të vijuar dialogun Kosovë-Serbi.
Statusi i Oliver Varhelyi:
“Në Këshillin e Punëve të Jashtme për Komisionin Europian.
Sot diskutim i mirë Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar se perspektiva europiane e rajonit është e padiskutueshme dhe për të rritur më tej angazhimin. E nevojshme për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe për të vazhduar dialogun Beograd-Prishtinë.”, ka shkruar Varhelyi.
Diskutime rreth kësaj post