Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë që të shtyjnë menjëherë zbatimin e vendimit për targa dhe të vazhdojnë procesin e riregjistrimit të automjeteve, transmeton InfoShqip.
“Posta Shqiptare” raporton se përfaqësuesi i BE-së ka kërkuar nga Prishtinës që të ndalojë ndëshkimin e qytetarëve që kanë vetura me targa serbe, përcjell “360 gradë”.
“Do të thotë vazhdimi i menjëhershëm i procesit të riregjistrimit të automjeteve”, theksoi Stano për “Postën Shqiptare”.
Ai tha gjithashtu se të dyja palët kanë përgjegjësi për të garantuar paqen dhe për t’u përmbajtur nga veprimet që do të nënkuptojnë një përshkallëzim të tensioneve.
Tërheqja e përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës për zëdhënësin e BE-së nuk është zgjidhje e mosmarrëveshjeve aktuale, por, siç tha ai, ka potencial për përshkallëzim në terren.
Stano ka rikujtuar edhe obligimet e institucioneve të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe.
Diskutime rreth kësaj post