Komisioneri i BE për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka reaguar lidhur me bllokimin negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Përmes një mesazhi në “Tëitter”, komisioneri Varhelyi i i zhgënjyer thekson se shpreson që në një kohë të shkurtër të mund të kemi një dritë jeshile për këtë çështje, ndërkohë që shton se një proces i tillë është shumë i rëndësishëm për Ballkanin Lindor dhe Europën.
“I zhgënjyer që nuk mundëm të lëviznim përpara me negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, por unë shpresoj që në një periudhë të shkurtër kohore të mund të jemi në gjendje. Ne na duhet të thyejmë bllokimin shpejt.
Kjo është shumë e rëndësishme për Ballkanin Lindor dhe për Europën. Me rishikimin e metodologjisë për Ekonominë dhe planin e Investimeve, ne kemi një dritare unike për të mundur të lëvizim rajonin përpara dhe për të dhënë rezultate të prekshme. Ne do vijojmë të punojmë për këtë qëllim“, është shprehur Varhelyi.
Diskutime rreth kësaj post