Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, edhe një herë ka përsëritur se Bashkimi Evropian kërkon plotësimin e dy kushteve (demarkacionin dhe luftimin e krimit e të korrupsionit), për ta arritur liberalizimin.
Kjo, meqë deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka kritikuar BE-në se i ka vënë kushte të padrejta Kosovës për liberalizimin.
“Ne jemi kemi këtu me të dy kushtet dhe kjo është e vërteta”, ka deklaruar ajo sot në takimin me përfaqësuesit e PDK-së.
Ajo me këtë rast, ka thënë se BE-ja do ta ndihmojë Kosovën që të arrijë progres më të shpejtë në të dhënat për luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë se Kosovës padrejtësisht i janë vënë disa kushte.
“Për mua janë të padrejta kushtet e BE-së për demarkacionin, gjykatën speciale dhe korrupsionin”, ka theksuar Hasani.
Diskutime rreth kësaj post