Kryesia e partisë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni vendosi dje në mbrëmje që të tërhiqte të gjithë përfaqësuesit e saj aktual nga pushteti ekzekutiv i Republikës sē Maqedonisë, njoftoi kryesia e kësaj partie.
Kryesia e BDI-së, theksohet në kumtesën e partisë, gjithashtu ka rikonfirmuar të drejtat statutore dhe ka rideleguar të gjitha kompetencat ekzekutive dhe vendimarrëse pranë kryetarit të partisë, Ali Ahmeti për të vendosur mbi hapat e mëtejshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim.
”Bashkimi Demokratik për Integrim gjithashtu njofton opinion vendas dhe ndërkombëtar që do të rishqyrton politikat e veta në ditët në vijim”, shtohet më tej në kumtesën e BDI-së.
Diskutime rreth kësaj post