Edhe pse Luizi gjithmonë ka thënë se nëse Kiara del nga shtëpia, ai në ato momente do ndërpresë rrugëtimin dhe do dalë bashkë me të, Kiara nuk do të bëjë të njëjtën gjë, nëse ndodh e kundërta.
E pyetur nga Olta se nëse vjen një ditë që Luizi del përpara asaj nga shtëpia, si do veprojë ajo, Kiara tha se do vijojë rrugëtimin dhe nuk do e ndërpresë.
Ajo tha se ka dëshirë të qëndrojë dhe se kur nuk e arrin një qëllim që i vë vetes, bëhet shumë keq.
Kiara shtoi se fakti që ajo rri në qetësinë e saj ndonjëherë, nuk e bën atë lojtare të dobët.
Ajo shtoi se është “Bricjap” në horoskop dhe se shenjat si ajo nuk heqin dorë kollaj.
Diskutime rreth kësaj post