Gjigandi mediatik BBC i ka kushtuar një artikull vlerësimit të lartë dhe dashurisë që populli i Kosovës ka për familjen Clinton, ish-presidentin Bill dhe kandidaten e tanishme për të qenë e para e SHBA-ve, Hillary-n.
Artikulli tregon se përveç një bulevardi që emërohet sipas ish-presidentit amerikan George Bush, në qytetin e Prishtinës ekziston edhe një shesh që mban emrin e presidentit Bill Clinton, madje aty gjendet edhe një shtatore e madhe e tij, duke rikujtuar se monumenti u përurua në vitin 2009, kur Bill Clinton vizitoi Kosovën, transmeton “Zeri.info”.
Tutje, BBC rrëfen se po në këtë rrugë janë edhe dy dyqane femrash që mbajnë emrin e Hillary-t.
Ky medium thekson faktin se shqiptarët e Kosovës i japin Bill Clinton-it meritat për bombardimet e NATO-s që e përfunduan luftën qe solli lirinë e Kosovës në vitin 1999.
Diskutime rreth kësaj post