Ministri i Mbrojtes Niko Peleshi ka deklaruar se ekziston një mundësi për ngritjen e një baze ushtarake në Portin e Durrësit.
I pyetur nga gazetarët sot, Peleshi u shpreh se për këtë ka biseduar disa ditë më parë me komandantin suprem të NATO-së. Për financimin, Peleshi u shpreh se ka një burokraci që nuk shmanget dot, por theksoi se ka një mundësi financimi gjithashtu.
“Lidhur me një takim të fundit që unë kam patur para disa ditësh në qendrën e NATO-s me komandantin suprem të NATO-s. Një na pikat e diskutimit ka qenë mundësia e mbështetjes së portit ushtarak pranë portit komercial.
Siç e ka thënë komandanti suprem i NATO-s para një viti kur ishte këtu në Shqipëri, Durrësi si nyje hyrëse për në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm për NATO.
Ajo që po i ofrojmë ne NATO-s është që kjo hyrje të jetë sipas standardeve të NATO. Ne jemi duke u konsultuar me NATO sipas dizajnit të NATO-s. Krahas konsultimeve ne po punojmë edhe për financimin. Ka një burokraci që nuk shmanget dot, por kemi një mundësi financimi,” tha Peleshi.
Diskutime rreth kësaj post