Në 27 vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike, presidenti i Republikës, Ilir Meta është shfaqur në foto me gazetarët Çim Peka dhe Fahri Balliun duke darkuar.
Por kjo foto ka ngacmuar analistin Mero Baze i cili ka ironizuar duke thënë se dikush duhet ti tregojë Presidentit, se kjo gazetë lindi si shpresë, pikërisht kundër gazetës ku punonte Fahri Balliu.
“Meqë është përvjetori i RD, Presidentit duhet ti thotë dikush se ajo u hap si shpresë kundër gazetës ku punonte Fariu dhe përfundoi të ketë simbol Fariun”, shkruan Baze.
Diskutime rreth kësaj post