Rusia është vënë në alarm nga vendimi i NATO për të ngritur një bazë ushtarake në Kuçovë. Pak ditë më parë ishin disa analistë dhe disa media ruse të cilët shpreheshin të shqetësuar nga kjo lëvizje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por reagimet nuk kanë mbaruar me kaq. Këtë herë ka qenë portali “Fort-Russ” ai i cili i ka dedikuar një artikull kësaj çështjeje. Artikulli është i mbizotëruar nga nota shqetësimi, ndërsa nuk kursehen as paralajmërimet për skenarët e dhunës. Sipas rusëve, plani i NATO për të krijuar bazën ushtarake në Kuçovë është një hap i hedhur nga SHBA për të vënë në zbatim planin për Shqipërinë e Madhe.
“Zgjerimi i infrastrukturës së NATO-s në Shqipëri nuk është befasi dhe është pjesë e fushatës më të madhe të SHBA-NATO për të promovuar një “Shqipëri të Madhe” që përfshin nxitjen e konflikteve fetare në shtetet e Ballkanit me popullsinë shqiptare, si Mali i Zi dhe Maqedonia, dhe të cilat mund të shërbejnë si një valë kundër Serbisë”, thuhet në shkrim.
Diskutime rreth kësaj post