Kryeministri Rama ka qenë sot në Himarë ku ka prezantuar programin për zhvillimin e fshatrave të bregdetit, Dhërmiun, Qeparoin dhe Vunoin.
Ai gjatë fjalës së tij nuk i ka kursyer batutat, duke bërë një të tillë për Koço Kokëdhimën.
“Që pleqërinë që po na afrohet mua dhe Koços, të vijmë këtu dhe ta kalojmë kohën tek sheshi i vogël afër lapidarit, ku është traditë që pleqtë mblidhen dhe flasin për problemet e botës”, tha Rama.
Ai shoqërohej në këtë takim nga deputetë të qarkut Vlorë dhe zyrtarë të tjerë lokalë.