E ftuara e radhës në podcastin e kryeministrit Rama, ishte këngëtarja Elvana Gjata.
Këngëtarja ndau detaje nga jeta e saj, që nga fillimet e karrierës në moshë të vogël e deri te mbështetja e familjes.
Motra e saj, e cila është soprano, ka qenë një nga mbështetëset e saj më të mëdha.
Sakaq, nuk kanë munguar as batutat mes kryeministrit dhe Elvanës.
Rama: Me motrën si i ke marrëdhëniet, se motra është në muzikën serioze.
Elvana: “Pse kjo që bëj unë nuk është serioze”.
Rama: Kjo është pak…
Elvana: “Pak tralala”.
Rama: Pak au iu po…
Elvana: “Sapo u mërzita (qesh)…motra ka ndikuar shumë. Ka thënë në familje Ela ka shumë zë të bukur, më pas ka punuar me zërin tim. Ajo ka qenë e para që më ka ushqyer me muzikën”.
Diskutime rreth kësaj post