Analisti Baton Haxhiu thotë se rezultati i dobët i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale ka si fajtor vetë Albin Kurtin. Ai tha se kjo vjen pasi “projektimet e tij i ka ndërtuar mbi premtime dhe qëndrime që nuk i mban dot”.
“Arsyeja është Albin Kurti vetë. Projektimet e tij i ka ndërtuar mbi fjali dhe premtimet që nuk mund t’i mbajë”, tha Haxhiu.
Sipas analistit kreu i LVV ka hedhur poshtë 20 vjet të investuara në marrëdhëniet ndërkombëtare në 8 muaj në pushtet.
“Këtë herë qytetarët e Kosovës e kanë votuar për racionalitetin dhe largimin e politikanit si mit dhe kthimin e politikanit në realitet. Një politikan nuk mund të ketë guxim pa arsye dhe nuk mund të nxisë akte dhe veprime pa arsye”, deklaroi Baton Haxhiu për Euro News Albania.
Diskutime rreth kësaj post