Analisti Baton Haxhiut ka bërë një deklaratë të fortë kur tha se deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka ndërmjetësuar për shpëtimin e Sali Berishës.Haxhiu tha se Bylykbashi ka bërë çmos gjithë kohën për të qenë ndërmjetësues i situatës.
Pjesë nga debati:
Baton Haxhiu: E para, është person non grata njeriu të cilin e ka dënuar SHBA. Dënimin e tij që e kanë bërë SHBA, t’ja lënë dënimin ose vrasjen Lul Bashës. Po si është e mundur? Ky njeri që është këtu, ka bërë çmos gjithë kohën me qenë ndërmjetësues i situatës për ta shpëtuar Sali Berishën.
Oerd Bylykbashi: Kush ka qenë ndërmjetësuesi?
Baton Haxhiu: Ti!
Blendi Fevziu: Po kjo është shumë e rëndë. Ka ndërmjetësuar Lul Basha me amerikanët?
Baton Haxhiu: S’ka lidhje kush.
Blendi Fevziu: Se kjo u bë e rëndë tani.
Baton Haxhiu: Po e ka shkruar Lapsi mo.
Armand Shkullaku: Jo. Lapsi ka thënë ka ardhur një mesazh një drejtuesi të Partisë Demokratike. Nuk kemi përmendur emra.
Blendi Fevziu: Baton ti duhet të dish ndonjë gjë. Baton ti ia ke dhënë Lapsit këtë?
Baton Haxhiu: Jo nuk ia kam dhënë unë.
Armand Shkullaku: Ky Batoni ka gjithmonë informacione që ne s’i kemi.
Diskutime rreth kësaj post