Analisti Baton Haxhiu thotë se Ilir Meta i meriton akuzat e bëra ndaj si i dyshuar për bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.
Haxhiu u shpreh se dikur ka qenë vetë Ilir Meta që bënte konspiracione të tilla.
“Gentiana Sula e ka nisur iniciativën për të verifikuar inicialet e emrave të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.
E vërteta do dali se kjo nuk mund të mbetet e fshehur. Ilir Meta meriton publikisht të përjetojë këtë gjë që po përjeton për arsye se vetë ka qenë prodhues i konspiracioneve të tilla për një kohë të gjatë dhe natyra e tij e politikanit reflekton që këto gjëra ndodhin. Ai personalisht si politikan e meriton këtë gjendje shpirtërore.
Po i kthehen kusuret dhe ia kam thënë publikisht dhe privatisht atë që u ka bërë të tjerëve. Ilir Meta është njeriu i cili e ka merituar këtë përbaltje publike për arsye se ka mbjellë gjuhën e tij për një kohë të gjatë”, deklaroi Baton Haxhiu.
Ndër të tjera, analisti i bëri thirrje Ilir Metës që të largohet nga politika.
Newly Identified ‘Super-Earth’ In Nearby Solar System May Be Habitable
Keep Watching
“Ajo që do t’i ndodhi një politikani si Ilir Meta e mira e funksionit të tij të fundit do ishte përshëndetja e tij e fundit dhe të ikte nga politika. Nuk ka njeri që ka përmbushje shpirtërore se sa Ilir Meta, nuk ka funksion publik, politik dhe shtetëror që ka punuar ose s’ka punuar për qytetarët e këtij vendi dhe që ka pasur funksione që dikush asnjë edhe 100 vite e ardhshme nuk i ka arritur, Ilir Meta i ka arritur”, u shpreh Baton Haxhiu.
Diskutime rreth kësaj post