“Një fjalë e kam. Ja jap dorë. Ja jap dorën për këtë pjesëmarrje. Nuk e prisja. Ka kohë që nuk më pëlqen si politikan, por ja jap dorën sot. Vështirë që një njeri të organizojë tubime të tilla. S’kam ça i them më“, kështu u shpreh analisti dhe gazetari Baton Haxhiu mbrëmjen e sotme, teksa foli për protestën e Partisë Demokratike.
“Sot, njeri që politikisht nuk e dua, por i jap dorën për atë çfarë ka bërë. Askush s’ka besuar. As vetë Rama dhe stafi i tij nuk e kanë parashikuar. Edhe medialisht dhe strategjikisht mediat kanë gabuar që kanë bërë një ekuilibrim”, u shpreh analisti Baton Haxhiu.
Diskutime rreth kësaj post