Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale, pas firmosjes së marrëveshjes me kryedemokratin Lulzim Basha.
Duka ka konfirmuar se do të të jete i dyti në qarkun e Durrësit në listat e PD, duke marrë kështu një vend të sigurt, ndërkohë që më herët ka deklaruar se ka vota. Pas negocimit me Bashën, ai vendos edhe një bast të fortë, duke thënë se nëse nuk fiton do të largohet përfundimisht nga politika, duke mos marrë pjesë në zgjedhje.
Postimi i plotë:
“🛑FJALE BURRASH
ME RAMËN NUK BËHEM KURRË‼️
Jam i dyti në në qarkun e Durrësit në listat e PD, nëse nuk fitojë nuk marrë pjesë kurrë në zgjedhje”, shkruan Duka.
Mbrëmjen e sotme edhe Nard Ndoka arriti marrëveshjen me Bashën, për t’u bërë pjesë e marrëveshjes së opozitës për të dalë si një koalicion i përbashkët në zgjedhjet e 25 Prillit.
Ndoka mbajti pezull marrëveshjen deri në orët e mbrëmjes së sotme. Kjo pasi Basha i kishte ofruar një vend në listën e Shkodrës, që nga Nard Ndoka gjykohet se nuk është i sigurt që mund të sigurojë mandatin.
Pa firmosur u largua këtë mbrëmje nga selia blu Sali Shehu, përfaqësues i FRD-së së Bamir Topit, pasi kërkoi konsultime me kryesinë.
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ishte i pari sot që firmosi marrëveshjen e koalicionit me Bashën.
Në orën 24:00 është afati i fundit për të dorëzuar listën e koalicionit, ndërsa deri në 5 mars palët kanë afat për të dorëzuar listat e kandidatëve me pozicionet.
Diskutime rreth kësaj post