Kur na duhet të flasim për patriotizëm, do të na duhet të flasim edhe për gjuhën shqipe. Ky diskutim u bë edhe në studion e Soirée me Jonida Shehun në Top Channel ku të ftuarit diskutuan edhe lidhur me vendosjen e emrave të huaj tek fëmijët. Teksa po fliste për një “bastardim” sipas tij të emrave, Laert Vasili u shpreh se ne nuk duhet të vëmë emra të huaj si Gerrhard apo Darling fëmijëve shqiptarë.
Mirëpo, Vasili u ndërpre nga gazetari i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha i cili e kundërshtoi ashpër Vasilin. Shakohoxha u shpreh se fakti që jemi në shekullin e 21-të na jep të drejtën të bëjmë çfarë të duam dhe të mos gjykojmë askënd për zgjedhjet e tij apo saj.
Mendimi i Shakohoxhës nuk u mbështet nga Marin Mema, i cili, me të njejtin mendim si Vasili, ishte kundër vendosjes së emrave të huaj duke mënjanuar ato shqip. Debatet po zhvilloheshin me tone mjaft të ashpra saqë u desh ndërhyrja e moderatores, Jonida Shehu për të qetësuar situatën.
Diskutime rreth kësaj post