Gazment Bardhi zbuloi në një emision televiziv se është takuar me Edi Palokën, por media nuk i ka ndjekur dot.
“Në fakt nuk i kemi lënë ditët të ikin. Unë jam takuar përsëri me zotin Paloka, por kësaj here mediat nuk arritën dot të na ndiqnin në takimin tonë të dytë, sikundër kam qenë në vijimësi në komunikim me të. Jam takuar të enjten që shkoi,” – u shpreh deputeti i PD-së.
Ai tregoi se është diskutuar vazhdimisht se si opozita do të bëhet bashkë me një kandidat të vetëm për zgjedhjet.
Secila palë, siç tregon Bardhi ka bërë një llogari të vetme, që ndarja e PD-së në dy grupime të ndryshme e dobëson opozitën dhe kjo është arsye e mjaftueshme për ta marrë seriozisht bashkëpunimin.
“Edi Rama do të përfaqësohet në secilën prej njësive vendore me një kandidat. Nëse opozita përbëhet jo vetëm nga disa pjesë brenda Partisë Demokratike, por dhe parti të tjera opozitare, secila prej tyre do nxirrte një kandidat, sigurisht do të ndante votën dhe do t’i jepte mundësi kandidatëve të Edi Ramës për të fituar lehtësisht,” – u shpreh deputeti.
Diskutime rreth kësaj post