Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti thotë se Kushtetuta e vendit të tij nuk e lejon bashkimin me Shqipërinë.
Gjatë vizitës në qytetin e Lezhës me rastin e 577 vjetorit të Besëlidhjes, Kurti tha se bashkimi është “dëshirë e shqiptarëve” dhe “intencë e historisë”, por do të duhet kohë dhe punë që të arrihet.
“Fatkeqësisht Kushtetuta e Kosovës e ka një kundërthënie në nenin 1.1 me nenin 1.3. Neni 1.1 thotë që Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik e neni 1.3 na ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, Pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, siç është Shqipëria, por njëkohësisht paraqet pengesë për integrim të llojit tjetër siç është ai evropian. Në Kosovë, kur s’kemi ligj për referendum dhe kur s’e ndryshojmë dot Kushtetutën tregon që duhet të bëjmë më shumë punë e do të kalojë ca kohë deri të arrijmë në atë pikë, por padyshim ajo është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve”, tha Kurti.
Diskutime rreth kësaj post