Bashkimi Europian vendosi sot për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi. Këtë vendim e ka mbështetur edhe presidenti Ilir Meta, i cili shton se qytetarët e Bjellorusisë meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Postimi i Metës:
“Mbështes qëndrimin e Bashkimit Europian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.
Qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik.”, ka shkruar Meta.
Diskutime rreth kësaj post