Federata Shqiptare e Futbollit në bashkpunim me Bashkinë e Tiranës kanë nisur një projekt të ri, i cili ka si synim sensibilizimin dhe aktivizimin e të rinjve në aktivitetet sportive.
Arsyeja e këtij eventi është zhvillimi i mëtejshëm i futbollit femeror dhe ingranimi i rinisë shqiptare në futboll.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin të pranishëm drejtues të dy insitucioneve si Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili në fjalën e tij tha se kjo nismë që quhet “Pasioni s’ka gjini”, është një risi pasi futbolli i femrave në Shqipëri po zhvillon kampionatin prej 6 vjetësh ku ka edhe ekipe zinxhir të kombëtares.
Ndërsa, kreu i Bashkisë,Erjon Veliaj, u shpreh i lumtur dhe entuzias për vazhdimësinë e kësaj nisme.
E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe zëdhënsja e Federatës Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishi, e cila tha për “TemA” se ky projekt ka si synim që rinia të rri larg vese të këqija.
“Ky projekt do vazhdojë derisa të nxjerrim ekipin ose gjimnazin kampion të Tiranës. Për të treguar se pasioni s’ka gjini dhe se femrat mund të bëjnë shumë mirë sportet mashkullore. Rinia me anë të futbollit bën që të rrijë larg veseve të këqija. Çdo ditë do të zhvillohen mes 16-gjimnazesh ndeshje mes njëri-tjetrit, sepse bëjnë pjesë 16-gjimnaze të Tiranës” tha Jona Dervishi për “TemA”./Fatjon Baze/
Diskutime rreth kësaj post