Duket e çuditshme por ka ndodhur në të vërtetë, Bashkia e Tiranës ka lënë pa drita një pjesë të mirë të kryeqytetit.
Kjo ka ndodhur për shkak të disa punimeve që bashkia ka qenë duke bërë në terren, të cilat kanë sjellë dëmtimin e fiderit L17 të nënstacionit në Qendër, njofton OSHEE.
Si pasojë e këtij dëmtimi ka mbetur pa energji elektrike zona pranë stadiumit Qemal Stafa si dhe një pjesë e Rrugës së Elbasanit.
Nga ana tjetër, një tjetër zonë ka mbetur pa energji, për shkak të stakimit të dy fiderave të tjerë që kanë lënë pa energji kopshtin botanik dhe një pjesë të ish Bllokut.
Diskutime rreth kësaj post