Vendimi i bashkisë së Tiranës për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar, ka nxitur reagime të ashpra kundër shembjes së tij.
Përfqësues të Aleancës për Teatrin Kombëtar si dhe përfaqësues të opozitës janë shprehur kundër vendimit të bashkisë së Tiranës, si dhe çdo natë janë grumbulluar tek sheshi për të mbrojtur godinën.
Burime për Fax News bëjnë me dije se opozita është angazhuar seriozisht për të mbrojtur godinën e Teatrit, ndërkohë që mësohet se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Intergim do të ketë persona që do të qendrojnë me ndërrim tek sheshi i Teatrit.
Ndërkohë sot në mbështetje të artistëve, mbrëmjen e sotme pritet që të shkojë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.
Diskutime rreth kësaj post