Gjatë një komunikimi me mediat nga Elbasani, Kol Nikolla, kreu i Konfederatës së Sindikatave ka denoncuar mbylljen e zyrave të konfederatës nga Bashkia e Elbasanit.
Këto zyra sipas tij janë në pronësi të sindikatës për më shumë se 20 vite. Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb” se Nikolla ka qenë i pranishëm në hapjen e zyrës duke u shqyer derën e zyrës së konfederatës së Sindikatave Shqiptare në Elbasan. Ajo sipas Nikollës ishte e mbyllur prej kohësh nga Bashkia e Elbasanit. Personi që shoqëron Nikollën ka një levë në dorë dhe të dy së bashku hapin derën dhe futen brenda.
Ai shtoi se nëse duan ta prishin për ta bërë më pas pallat, kjo nuk është forma e duhur.
“Nëse i shkon mendja që do të prishet e të behët pallat, nuk është kjo forma e duhur”, tha ai.
Nikolla tha se mbyllja e zyrave të konfederatës në Elbasan është bërë forcërisht. Sipas tij këto zyra janë në pronësi të sindikatës prej 20 vitesh. Nikolla deklaroi se do të depozitojë një kallëzim penal pranë organeve të prokurorisë, në lidhje me këtë problem mjaft shqetësues që ka për qëllim marrjen e pronave për të ngritur pallate shumë katëshe.
Ndërkaq burime zyrtare nga Bashkia Elbasan konfirmuan se drejtoria e aseteve, pronave dhe strehimit ka vënë në dijeni konfederatën e sindikatave dhe ZRPP për kalimin në pronësi të saj të zyrave në fjalë. Kjo pronë i takon Zonës Kafastrale 8594 ne Lagjen Partizani dhe prej 19 Tetorit 2018. /BalkanWeb/
Foto:
Video:
Diskutime rreth kësaj post