Mira Rakacolli është zv. ministre e Shëndetësisë, por njëherësh edhe kryetare e Komitetit Teknik të luftës kundër koronavirusit. Ditën e sotme në një intervistë për ABC News, Rakacolli është pyetur për jetën e saj private, pasi bashkëshorti i saj Perlat Kapisyzi është drejtues i spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Pyetjes se si bashkëjetohet në familjen e tyre me Covid-19 gjithnjë prezent, Rakacolli iu përgjigj duke thënë se tashmë çdo gjë është kthyer në rutinë dhe se ata janë duke bërë detyrat e tyre, pavarësisht vështirësive.
Të ndalemi në përvojën tuaj personale, bashkëshorti juaj drejtor te Sanatoriumi, ju drejtuese e Komitetit Teknik, si është bashkëjetesa juaj në familje me Covid gjithnjë prezent?
Mira Rakacolli: Mua nuk më ka pëlqyer asnjëherë të flas për jetën private, ashtu sikurse nuk më pëlqen të dëgjoj për jetën e të tjerëve. Në shtëpi njerëzit janë bashkëshortë, jetojnë kërkojnë të jenë suport i njëri-tjetrit. Natyrisht, si çdo grua tjetër që ka burrin ose si çdo burrë që ka gruan në vijën e parë jemi të gjithë të merakosur për shëndetin. Edhe unë kam kontakt me njerëz që janë në vijën e parë. Ne kemi një moshë, jemi të vjetër në profesion. Kjo është puna jonë e përditshme, çohemi në mëngjes do bëjmë detyrat siç i kemi bërë gjithë jetën, me përkushtim, me dashuri në radhë të parë dhe pastaj pjesa jonë është mision. Do sëmuremi, do sëmuremi. Ne bëjmë detyrat tona.
Diskutime rreth kësaj post