Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi prej më shumë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre.
Çifti ishin mikëpritës të mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2022, në nëntor të vitit të kaluar. Duke qëndruar për disa ditë në Dyseldorf ku edhe po mbahej eventi, dyshja realizuan një dokumentar me “Vogue”, duke treguar se si është të kalosh 24 orë me ta.
Mes aktiviteteve të shumta, regjisorit të famshëm i bën përshtypje fakti që këngëtarja ndalon rrugës dhe përshëndetet me shqiptarët e diasporës.
“Pra në thelb, ka kaq shumë shqiptarë çdo kund dhe…ata janë më të mirët. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin. Pra, natyrisht ata ishin pronarët e picerisë. Ne thjesht ndaluam dhe ata na thanë: ‘Ejani për një pica tek ne’”, tregon Rita.
Regjisori zelandez ka një këshillë për të gjithë ata që duan të martohen me një shqiptar/re.
“Rita gjeti të gjithë shqiptarët. Shqiptarët dinë se ku ta gjejnë njëri-tjetrin. Nëse do të martoheni me një shqiptar, ju më mirë mësoni shqip”, tha Waititi në një intevistë televizive.
Diskutime rreth kësaj post