I ftuar në “Zona Zero” me gazetarin Thimi Thamarxhiu, kryetari i Partisë së Lirë Ilir Meta ka deklaruar se bashkëpunimi me ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk do të ndodhë.
Sipas tij, Basha është prej kohësh pjesë e Ramës, ndërsa në lidhje me opozitarët e tjetrë u shpreh se nuk ka pasur takime formale, sepse fokusi i PL është bashkëpunimi me partinë më të madhe opozitare PD.
“Basha është pjesë e Ramës prej kohësh. Ndërsa me demokratët e tjerë nuk kam thënë se nuk do të bashkëpunoj. Për Alibeajn…, mendoj se çdo deputet që është aty është, sepse është votuar nga populli dhe ka marrë votat”, është shprehur Meta.
Meta akuzoi Bashën po ashtu se ky i fundit ka bashkëpunuar me Ramën në lidhje me daljen e emrit të tij si “ish-sigurims”, për ta goditur dhe për të bërë zhurmë.
Diskutime rreth kësaj post