Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë mesazhin inkurajues bashkë me stafin e Institutit të Shëndetit Publik për përballimin e Covid-19.
Postimi i Manastirliut:
“Si ditën e parë të epidemisë, ditën dhe natën, stafi i Institutit të Shëndetit Publik punoi dhe përballoi me sukses dhe tregoi edhe një herë se është në lartësinë e detyrës, me profesionistë të spikatur duke menaxhuar situatën epidemiologjike nëpërmjet organizimit të rrjetit të epidemiologëve dhe funksionimit të pandërprerë të Laboratorit të Virologjisë, si laboratori reference në vend.
Ekspertët e IShP po vijojnë të bëjnë një punë të palodhur për testimin e rasteve të dyshuara për ??COVID19?? dhe po organizojnë fuqizimin e rrjetit të survejancës aktive që do të shërbejë në monitorimin në vijim të situatës.
#PunaVazhdon për gjurmimin, testimin dhe identifikimin e çdo rasti të dyshuar, për të kufizuar përhapjen e #COVID19 #BASHKË” shkruan Manastirliu.
Diskutime rreth kësaj post