Në KQZ sapo kanë mbërritur disa kërkesa ankimore në lidhje me procesin zgjedhor të 14 majit.
Burime bëjnë me dije se një numër të lartë kërkesash janë bërë nga opozita.
“BF” ka kërkuar rinumërim në të gjitha kutitë e votimit në Bashkinë Rrogozhinë, për kryetarin por edhe për këshillat bashkiake.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” pretendon për manipulim të votave.
“BF” ka bërë kërkesë ankimore edhe për Bashkinë e Kamzës. Ka pretendime se në këtë bashki ka pasur një numër të lartë parregullsish që kanë bërë që procesi i numërimit të votave të mos jetë bërë i rregullt”, raportoi gazetari Ergys Gjençaj.
Ndër të tjera koalicioni Bashkë Fitojmë është këqyrja e kamerave të qendrave të votimit.
Kërkesa për rinumërim të votave është edhe për Bashkinë e Kuçovës, dhe gjithashtu ka kërkua pavlefshmëri në disa qendra votimi për Bashkinë e Krujës, për Bashkinë Belsh është kërkuar rinumërimi i kutive të votimit.
Sakaq pritet të shihet se kush të jetë vendimmarrja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Diskutime rreth kësaj post