Moderatori Blendi Fevziu mbrëmjen e djeshme i ka bërë një pyetje ‘live’ kryeministrit Edi Rama, por nuk ka marrë asnjë përgjigje prej tij. Teksa diskutonte në studio lidhur me temën: Interesi i Ramës, me Bashën apo Berishën?, Fevziu ka kërkuar edhe mendimin e Ramës për këtë temë.
“Çoji një mesazh, të lutem shiko mos të kthen përgjigje. Thuaj na jep një koment,”-tha Fevziu.
Por me kalimin e orëve në transmetim, asnjë koment nuk ka marrë nga kreu i qeverisë. Por duke e ndjekur debatin në ato momente ishte ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e shoqëroi debatin me një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
“Duke ndjekur Opinion!
Miq, lidhur me akuzat e Kreut te Meduzes dhe peng Bashes per heshtjen time ndaj krimit madje lidhje te pretenduara prej tyre, shtoj sa vijon:
Une tani po merrem me fuqishëm se kurrë ne jeten time politike me botën e krimit. Me kreun e Meduzës dhe pengun e tij, Lulzim Basha. Krimi ka hierakinë e tij. Askush nuk është marrë më shumë se unë me kreun e meduzës dhe ushtarët e tij. Por tani përqendrimi im është total në organizatën me kriminale në Shqipëri, Ballkan dhe Europë që ka goditur pluralizmin politik dhe ky klan është klani Rama dhe “peng-Basha. Ky i fundit gabon, se po të hyj pastaj me ushtarë e nxjerr me këpucë të kuqe.
Tani po merrem me balozet e krimit monstruoz politik. A ka krim më të shëmtuar sesa te zevendesosh pluralizmin politik me pseudo pluralizmin apo fasad pluralizmin. Uragani foltore shkaterroi projektin e tyre te shemtuar. Shfrytëzoj rastin të përshëndes kryetarët e degëve, 20 prej të cilëve bojkotuan mbledhjen e “peng-kryetarit” 30 prej tyre hodhën poshtë me heshtje kërkesat e pengkryetarit per antimitingun e dates 18 dhjetor ngjarja me e turpshme ne 30 vite pluralizem. Unë i përgëzoj ata. Janë dhe do jenë të respektuar.
Natyrisht pati një grup të vogël i cili mbajti qëndrim pro peng Bashës, por kjo nuk i pengon ata të jenë të pranishëm në Kuvendin e datës 11 dhjetor.
Nuk besoj t’i lejojnë vetes turpin historik, të bashkohen me antimitingun e shoqatës Basha-Bardhi te ideuar nga Kreu i Meduzes. Me datë 11 Dhjetor PD ngrihet më e fuqishme se kurrë. Nuk janë të përjashtuar as Basha dhe as Bardhi.
Ata do të krijojnë Shoqaten Basha – Bardhi për t’i bërë fresk kreut të Meduzës! sb” – u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post