“Institucionalizimi i tryezës opozitare, zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe garantimi i një procesi të lirë dhe demokratik zgjedhor’, ishin tre vendimet e marra gjate takimit të kryetarit të Partisë Demokatike, Lulzim Basha me përfaqësues të partive opozitare, paraditen e sotme.
Pas takimit, i zhvlluar në selinë e PD-së, Basha tha për gazetarët se me partitë aleate unifikuan qëndrimin për zbatimin e ligjit të ‘dekriminalizimit’, si domosdoshmëri urgjente për stabilitetin politik në Shqipëri, në kushtet, kur persona me rekorde kriminale dhe me mandat deputeti, në gjirin e maxhorancës, përbëjnë rrezik për qytetarët.
Sipas Bashës, elementë të tillë janë autorë të rasteve të fundit të dhunës së ushtruar ndaj aktivistëve të PD-së, të cilet “kanë një fill përbashkues, Edi Ramën, që vazhdon të mbetet inspiruesi i dhunës politike kundër opozitës nga persona me rekorde kriminale”.
Diskutime rreth kësaj post