Kreu i opozitës, Lulzim Basha duke folur në “Top Story”, tha se po të jetë në dorën e tij e firmos që nesër hapjen e negociatave të Shqipërisë.
Basha tha se do të propozojë që zgjedhjet për kryetarin e PD-së të bëhen çdo dy vjet, për t’u dhënë mundësi të gjithëve të krijojnë alternativa dhe ta konkurrojnë.
Duke ndryshuar Partinë Demokratike sot, nesër do ndryshojmë gjithë Shqipërinë.
Do të hapim partinë për më të talentuarit në mënyrë që të vijnë e të kandidojnë për deputet, por edhe të më zëvendësojnë mua si kryetar. Do e bëjmë këtë duke strukturuar rregullat e konkurencës brenda partisë.
Kanabisi po prodhon miliarda euro financim për krimin e organizuar
Për shkak te fitimeve nga kanabisi, krimi i organizuar sot ka më shumë fonde se policia, ushtria dhe shërbimet sekrete të vendit të marra së bashku
Ekonomia sot mbahet peng nga një grusht pushtetarësh dhe oligarkësh. Çlirimi i ekonomisë do të thotë çmontim i monopoleve”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post