Kreu i PD-së gjatë fjalës të tij në Kuvendin Kombëtar të partisë teksa sulmoi qeverinë Rama për një masakër elektorale në zgjedhjet e 25 prillit, la të nënkuptohej se paria e tij do të jetë pjesë e Kuvendit në shtator kur fillon sesioni i ri parlamentar.
“Platformën tonë do ta çojmë edhe në Parlament, ku do të zhvillohet një pjesë e betejës sonë”, tha Basha.
Mirëpo, pak pas kësaj deklarate në sallë janë dëgjuar dhe thirrje “Rama ik” dhe kreu i PD për një moment ndaloi fjalën e tij.
“Ne nuk kemi vetëm shpresën, ne besojmë dhe jemi të bindur se kemi dhe zgjidhjen. Motra dhe vëllezër, sot na mbledh fati i përbashkët, misioni për të cilën ka lindur dhe ekziston kjo familje: një Shqipëri demokratike dhe europiane.
Ne, demokratët, nuk dorëzohemi përballë padrejtësive, nuk heqim dorë nga Shqipëria. DO luftojmë me forcën tonë kundër këtij regjimi. Ne e dimë që Edi Rama është armiku i demokracisë. Të gjithë e dinë që Edi Rama i ka blerë zgjedhjet. Për ne, 25 prilli nuk është një histori e mbyllur, por është një krim që kërkon ndëshkim.
Ne nuk e njohim atë dhe autorët e saj duhet të mbajnë përgjegjësi për çfarë i kanë bërë vendit dhe demokracisë. Ne nuk do t’i reshtim përpjekjet tona, brenda dhe jashtë vendit, derisa për shqiptarët të vijë ndryshimi”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post